​Ngjarjet e datës 6 qershor

0
​Ngjarjet e datës 6 qershor
Gjigandi

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 10:00)

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, organizojnë protestë para Kuvendit të Kosovës kundër diskriminimit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve. (Ora 10:00)

Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të Komunës së Mitrovicës bëhen homazhe dhe vendosen kurora me lule. (Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Shipol, ora 10:30)

Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

RonaTyra

Hapja e Festivalit në Çabiq:

-Ora 10:30-Defilim nga shkolla e fshatit deri te Kulla e Mujë Krasniqit.

-Ora 11:00- Programi artistik – fjala përshëndetëse e kryetarit të Klinës Zenun Elezaj

-Hapja e Panairit të Produkteve vendore. (Klinë, ora 18:00)

-Nata e parë e Festivalit. (Ora 19:00)

Instituti Albanologjik i Kosovës organizon Javën e albanologjisë – mbahet sesioni i parë Gjuhësi revista “Gjuha shqipe” – tribunë e rëndësishme për shqipen standarde dhe kulturën gjuhësore. (Instituti i Albanologjisë, ora 11:00)

Kabineti i kryetarit të Prishtinës Përparim Rama në bashkëpunim me Drejtorinë për Planifikim Strategjik dhe Drejtorinë e Urbanizmit organizojnë punëtorinë e radhës me qytetarët e lagjes “Kolovica” mbi problemet e kësaj lagjeje. (SHFMU “Shkolla e Gjelbër”, ora 16:00-18:00)

Grupi organizativ i Prishtina Pride organizon Javën e Krenarisë 2022. Flasin Vjosa Osmani, presidente, Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, Jeffrey Hovenier, ambasador i SHBA-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, ambasador i BE-së në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, Prishtinë, ora 18:00)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu