Me aktivitete të shumta u shënua 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

0
Me aktivitete të shumta u shënua 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Gjigandi

Me aktivitete të shumta të organizuara në sheshin e Prishtinës nga Komuna e Prishtinës dhe federatat sportive, është shënuar 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, anëtarja e BE të KOK-ut, Besire Domaniku, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveqja, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, etj.

Në sheshin Skënderbeu u organizuan turne basketbolli 3X3, futboll i vogël, pingpong, gjimnastikë, karate etj, me ç’rast fëmijë të shumta patën rastin t’i praktikojnë këto sporte.

Presidenti Krasniqi bashkë me ministrin Sveqla, kryetarin Fetahu dhe drejtorin e sportit në Komunën e Prishtinës, ndanë medaljet dhe Kupën për ekipin e Policisë së Kosovës, që fitoi turneun e basketbollit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu