Një baba i pashpirt si Eto’o, mohon krijesën e vet. Fëmija u operua tre vjeç, ai refuzoi.

0
Një baba i pashpirt si Eto’o, mohon krijesën e vet. Fëmija u operua tre vjeç, ai refuzoi.
Gjigandi

Gjykata vendosi që Samuel Eto’o duhet të paguajë një kompensim mujor për Erika do Rosario, e cila është vajza e tetë e ish-futbollistit (e njohur pas një gjyqi). Por pavarësisht vndimit në favor të vajzës, paratë vazhdojnë të mungojnë dhe detyrimi mujor ka arritur tashmë shifrën e konsiderueshme prej 40 mijë eurosh.

Këtë fakt e ka bërë të ditur nëna e Erika, Adileusa. Në mikrofonat e “La Vanguardia”, gruaja deklaroi: “Samuel nuk i dha kurrë asgjë vajzës. Nuk i dhanë as një kallam sheqeri ditën që lindi. Absolutisht asgjë, as pas vendimit gjyqësor.

Ajo u rrit pa babanë e saj, nuk pati mundësi as ta takonte. Në moshën tre vjeçe e gjysmë vajza ime u operua. Mjekët duhej të dinin historinë mjekësore të prindërve të saj. Ajo ishte tre vjeç e gjysmë.

Mora kontakt me një mikun tonë të përbashkët dhe ai m’u përgjigj se preferonte të mos insistoja: Shiko, tashmë i thashë edhe herën e fundit, ai u përgjigj: Për mua, sikur nëna dhe foshnja të kishin vdekur, nuk ka asnjë rëndësi. Më lini të qetë. Isha absolutisht e shkatërruar”.

Shpërblimi mujor ishte 1400 euro në muaj. Eto’o nuk e ka shlyer detyrimin, ndaj ne kërkuam sekuestrimin e aseteve të tij deri në pagesën e shumës së akumuluar. Për më tepër, e reja është në një situatë shumë të vështirë financiare”, – shtoi avokati Fernando Osuna në gazetën e sipërpërmendur.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu