Më 9 korrik mbahet protestë gjithëpopullore në Prishtinë në mbrojtje të luftës çlirimtare

0
Gjigandi

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë të Kosovës, janë shprehur kundër Gjykatës Speciale me seli në Hagë dhe kanë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që ta ndryshojë ligjin për specialen, pasi duhet të gjykohen të gjitha krimet dhe gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë.

Në takimin e mbajtur më datën 30 qershor është thënë se bërja publike e aktakuzës së pakonfirmuar ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli dhe momenti në të cilin u bë, tregon se Gjykata Speciale është e ndikuar politikisht, gjë që e bën të kundërligjshëm gjithë procesin.
Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë të Kosovës konsiderojnë se propozim-aktakuza është bërë me qëllim të caktuar, për ta penguar procesin e dialogut Kosovë-Serbi, andaj kërkojnë që Kuvendi i Kosovës ta ndryshojë ligjin për specialen, pasi duhet të gjykohen të gjitha krimet dhe gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë.
Me këtë rast, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë të Kosovës kanë bërë të ditur se më 9 korrik në Prishtinë do të mbahet një protestë gjithëpopullore me moton: “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu