Segmenti Milot-Fier/ Basha: Nuk njohim koncesionet me PPP

0
Gjigandi

Nga Divjaka, në vazhdën e turit te takimeve me bizneset, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka replikuar ne distancë me kryeministrin Edi Rama, qe një ditë me parë, u shfaq kritik ndaj opozitës dhe ‘shiritave‘ te rrugëve te papërfunduara te bëra prej tyre.

Basha e ka cilësuar një rrugë imagjinare segmentin Milot – Fier, te prezantuar një ditë me parë nga qeveria, duke shtuar se opozita nuk do te njohë koncesionet me PPP.
Basha ishte kritik dhe sa i takon menaxhimit te situatës se pandemisë nga ana e qeverisë.
Kryetari i PD-së kërkoi stimulim për bizneset qe po shkojnë drejt falimentimit.

Shkruar nga: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu