Mbyllet manastiri, Motër Teresa dashurohet me një burrë

0
Gjigandi

Manastiri i Sanselpocro mbyllet, Murgesha eprorja e tij ra në dashuri me një burrë!

Motra Maria Tereza u detyrua të linte premtimet dhe dedikimin e saj ndaj Zotit, për shkak të një marrëdhënie. Kështu manastiri duhet të mbyllet për shkak të mungesës së stafit:

“Ata vendosën kështu, le të bëhet si thonë ata, por çështja është shumë më e ndërlikuar sesa duket”, tha Motër Teresa.

Dashuria tokësore këtë herë fitoi mbi dashurinë ndaj zotit!

Përkundër përpjekjes për ta luftuar këtë dashuri, nuk kishte më asgjë për të bërë. Eprorja Maria Teresa Saccente ra në dashuri me një njeri, dhe për këtë ajo u dëbua nga manastiri i San Bernardo Tolomei i Sanselpolcro, në Aretino. Për këtë shkak ky manastir detyrohet të mbyllet për shkak të “mungesës së stafit”.

RonaTyra

Por murgesha kishte qenë tepër energjike dhe i kishte dhënë jetë këtij manastiri antik.

“Atë që po vuaj nuk e kupton askush, kjo do të më shënjojë për jetë“, tha ajo për median e La Republika.

Historia e saj e dashurisë, në fakt, mund të ishte ndërprerë me vullnetin e vet motër Maria Terezës, për shkak të dedikimit të saj ndaj zotit, por ja që kjo nuk ndodhi. Edhe pse përpjekjet e saj për ta refuzuar dashurinë tokësore ishin maksimale, ajo nuk mund të kthehej më pas.

Motër Maria Tereza do të kthehet mes femrave të tjera të zakonshme në botën laike, edhe pse nuk është e qartë, nëse është vullnet i vet Maria Terezës, apo është dikush tjetër që ka vendosur kështu.

Sipas saj, historia është më e dhimbshme sesa një histori dashurie me një fund të lumtur:

“Ajo që po përjetoj do të më ndryshojë gjithë jetën, dhe do të jetë e vështirë për mua që të rikthehem më në kishë, tani e në vazhdim”, thotë ajo për median.

Sidoqoftë, ajo që është e sigurt është se manastiri antik i Etërve Kapukinas të Sansepolcro, pas një rinovimi të gjatë të ndjekur nga Motra Tereza, ishte bërë një pikë referimi për komunitetin e zonës.

Jo vetëm një qendër shpirtërore dhe mikpritjeje, por edhe një vend takimi për të gjithë.

“Njerëzit po qajnë për mbylljen e manastirit, dhe unë gjithashtu jam duke qarë“. thotë motër Teresa e shqetësuar.

Po ashtu Arqipeshkvi i zonës pranon se histori është e dhimbshme dhe se nuk mund të flasin për detajet e kësaj lidhje dashurie.

“Është diçka shumë e dhimbshme për njerëzit që janë përfshirë në këtë histori”, pranon Arqipeshkvi i zonës.

Gjithsesi Motër Teresa për shkak të dashurisë tokësore do të përfundojë në një murgeshë të shkishëruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu