“Mbrojtje e integritetit dhe sovranitetit”/ Basha uron qeverinë e re të Kosovës

0
Gjigandi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar përmes një statusi në Twitter sa i takon formimit të qeverisë së Kosovës, ditën e sotme.

“Konsolidimi i shtetit, integrimi euroatlantik, mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, janë sfidat, përballimi me sukses i të cilave janë në interes jo vetëm të Kosovës e popullit të saj, por jetike për paqen dhe proceset integruese të krejt rajonit tonë. I uroj punë të mbarë qeverisë së re të Kosovës dhe kryeministrit Hoti në plotësimin me sukses të objektivave strategjikë të Kosovës dhe shërbimin ndaj interesit më të mirë të qytetarëve të saj. Partia Demokratike e Shqipërisë sot në opozitë dhe nesër në qeverisjen e vendit do të jetë përherë në krah të Kosovës, në krah të qytetarëve të saj, me bindjen e palëkundur se suksesi i Kosovës është sukses i interesit kombëtar të gjithë shqiptarëve”, shkroi Basha.

Konsolidimi i shtetit, integrimi euroatlantik, mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, janë sfidat, përballimi me sukses i të cilave janë në interes jo vetëm të Kosovës e popullit të saj, por jetike për paqen dhe proceset integruese të krejt rajonit tonë. pic.twitter.com/6uD0xg1gF4
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) June 3, 2020

Qeveria e re ka për kryeministër Avdullah Hotin, një qeveri që u votua me 61 vota pro.

Union Contact

Shkruar nga: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu