Mbrojti Habilajt! U dënua me burg, Gjykata e Fierit liron para kohe Jaeld Çelën

0
Mbrojti Habilajt! U dënua me burg, Gjykata e Fierit liron para kohe Jaeld Çelën
Gjigandi

Rreth dy vite kanë kaluar nga arrestimi i ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i cili u lirua të premten nga qelitë e burgut të Fierit dhe u kthye pranë familjes së tij.  Ai u vetëdorëzua me 16 maj 2020, dhe u dënua me 3 vite e 4 muaj burg pasi u akuzua për shpërdorim detyre.

Gjykata e rrethit gjyqësor Fier, e miratoi kerkesen e Çeles, per te perfituar lirimin me kusht nga burgu, pasi kishte vuajtur me shume se 2/3 e denimit.

Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e denoi Çelen, me vendim te formes se prere me date 4 shkurt 2022 sebashku me ish-ministrin e Brendshem Saimir Tahiri.

Kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi, lënien në fuqi të Vendimit nr. 60, datë 19.09.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ku Jaeld Çela u dënua me 3 vite e 4 muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Prokuroria e Krimeve të Rënda lëshoi një urdhër-arresti për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës më datë 22 nëntor 2017.

RonaTyra

Policia nuk mundi ta arrestonte Çelen, pasi ai nuk u gjet ne banese, ndersa u tha se ishte larguar jashte vendit. Çela, ju shmang drejtesise per me shume se dy vite e gjysem. Gjate kesaj kohe, çdo perpjekje per arrestimin e tij, deshtoi.

Ish-drejtuesi i policise se Vlores vendosi te dorezohej vullnetarisht ne drejtorine e policise se Tiranes me 16 maj 2020. Nga ajo dite, Çela ka qendruar ne burg, deri mesditen e sotme, kur u lirua me kusht pas nje vendimi te gjykates se Fierit.

Drejtuesi i larte i policise, ishte duke vuajtur denimin ne burgun e Fierit, se bashku me ish-ministrin e Brendshem, Saimir Tahirin.

Per kete shkak, lirimi i tij u gjykua nga gjykata e Fierit, nen juridiksionin e seciles eshte burgu i ketij qyteti.

Gjykata speciale e kishte denuar Çelen me 40 muaj burg. Por duke perfituar nga masa e sigurise me burg, ku gjate paraburgimit nje dite qendrimi ne izolim, llogaritet si nje dite e gjysem burg, rezultoi se ai i kishte kryer tashme 2/3 e denimit dhe mund te perfitonte liri me kusht.

Aktualisht Çela kishte kryer 30 muaj burg dhe i kishin mbetur ende 10 muaj te tjere izolim. Por per shkak te sjelljes korrekte ne burg dhe vuajtjes te me shume se 2/3 e denimit, gjykata vleresoi se Jaeld Çela duhet te kthehet prane familjes, nderkohe qe do te mbikqyret nga drejtoria e Sherbimit te Proves.

Jaeld Çela ka drejtuar Policinë e Vlorës nga shtatori 2014, deri në prill të 2017-s. Ndersa më parë ka drejtuar Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, si dhe ka sherbyer per me shume se 17 vite ne radhet e Policise se Shtetit.

Jaeld Çela u emërua në krye të Policisë se Vlorës, kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri. Nderkohe, ish-ministri i brendshem Saimir Tahiri, vazhdon te vuaje denimin me 40 muaj burg, ne Institucionin e Vuajtjes se Denimit Fier.

Si Tahiri ashtu dhe Çela, kane bere rekurs ne Gjykaten e Larte dhe kerkojne pafajesi per akuzen e shperdorimit te detyres. Çeshtja e tyre ende nuk eshte marre ne shqyrtim nga Gjykata e Larte.

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me burg për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës

Në fillim të muajit shkurt, Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën me burg për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Ky i fundit është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg dhe akuzohet për shpërdorim detyre. Në nëntor të 2017 prokuroria e akuzoi Çelën se në bashkëpunim me Ministrin Tahiri ndihmoi bandën e Habilajve për të trafikuar drogë. Prokurorë të çështjes asokohe ishin Besim Hajdarmataj, Elisabeta Imeraj dhe Gentian Osmani.

Në deklaratën e tij Çela thekson se është i pafajshëm teksa këmbëngul se nuk i njeh anëtarët e bandës së Habilajve. Ai shprehet se në dosjet e çështjes emri i tij nuk përmendet në asnjë përgjim apo komunikim mes të dyshuarve.

Ndaj tij u ngritën akuzat për shpërdorim detyre, trafik droge, aktivitet dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal, por Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda e dënoi me 3 vite e 4 muaj burg vetëm për shpërdorim detyre. Sakaq, pas dhënies së dënimit Çela ka qenë për pothuajse 3 vite në arrati dhe u vetëdorëzua në 16 maj të 2020. Ai e justifikoi këtë arrati duke thënë se po i nëmërkëmbej e drejta.

Deklarata e plotë e Jaeld Çelës në momentin e vetëdorëzimit:

Vendosa të paraqitem përpara trupit gjykues në këtë fazë të dhënies së drejtësisë.
Në këto 2 vite nuk i jam bindur një mase denigrimi ndaj meje (që prokurorët e kësaj çështjeje e quajtën masë sigurimi).
Nuk më udhëhoqi në këtë veprim instikti i lirisë, por arsyeja dhe respekti për punën që kam bërë në mëse 17 vite në strukturat e Policisë së Shtetit.
Më udhëhoqi:

-Respekti për punonjësit e shumtë të policisë, vartës, kolegë dhe eprorë, me të cilët kam shërbyer vetëm bazuar në ligj;

-Arsimimi dhe formimi im si Punonjës Policie dhe si një njeri që po i nëpërkëmbej e drejta;

-E mbi të gjitha respekti dhe dashuria për familjen time, së cilës mund t’i kërkoj ndjesë vetëm pse isha bashkëkohës me një sistem drejtësie që nuk interesohet të japë drejtësi me vendimet e tij, por të performojë politikisht, përmes tyre.

Nuk shkova në paraburgim edhe për një arsye tjetër: Do të “zhgënjeja” gjithë ata të fajshëm që Ligji Penal, synon përveçse t’i ndëshkojë, edhe t’i ndreqë, pasi kjo e dyta do dukej e parëndësishme, meqë në burg mund të hysh edhe kot.
Kam qenë dhe mbetem i bindur në pafajsinë time sepse ajo mbështetet mbi të vertetën, drejt së cilës duhet të shkojë drejtësia..

Përgjatë gjithë kësaj periudhe mbi emrin tim është hedhur baltë nga të gjithë ata që kurrë nuk më kanë njohur, që kurrë nuk kanë pasur dëshirën të njohin të vërtetën dhe që e kanë gjithmonë të lehtë të ngrenë gishtin dhe të nëpërkëmbënin “prenë” e radhës.
Prokurorët më donin “bashkëpunëtor” të ish-Ministrit Tahiri, ndërkohë që isha vartës dhe bashkëpunëtor në shërbim tē Ligjit.
Më kanë akuzuar si bashkëpunëtor të disa individëve që jo vetëm nuk i njoh dhe as parë ndonjëherë por që janë ndjekur penalisht dhe arrestuar kur unë isha nën drejtimin e Policisë së Qarkut Vlorë.

Në 57 fashikujt “të ashqëtuajtur voluminozë” emri im nuk rezulton askund, as në përgjime, as në bisedat e të hetuarve, as në ndonjë shkeljë procedurash apo ligji. përkundrazi shfaqet vetëm në shkresat që kam firmosur për të arrestuar dhe ndjekur penalisht shumë prej këtyre personave.
Në këtë proçes, pa asnjë dyshim të arsyeshëm, asnjë fakt e aq më pak provë, prokurorët (në këtë rast, inkuizitorët) një “provë: e dhanë..: se sa i rëndësishëm është reformimi i drejtësisë, të mos stonojë me emrin që ka, të kërkojë dhe japë drejtësinë.

Së fundi, edhe po i falenderoj prokurorët pasi gjithë ai privim lirie që më detyruan të kaloj, shoqëruar me mbështetjen e njerëzve të mi, qindra punonjësve të ndershëm të policisë, shokëve e miqve, më bënë të kuptoj se paska një gjë edhe më të rëndësishme se sa që njerëzit të të duan: që ata të të besojnë.
Besimi që patën të gjithë në pafajësinë time, qe oksigjeni dhe arësyeja se përse do eci përpara.
Jam krenar për të gjithë vitet që shërbeva në strukturat e Policisë së Shtetit, ku kam dhënë më të mirën time në të gjitha shkallët e karrierës mbështetur në ndershmërinë, humanizimin dhe profesionalizmin e lartë në kryerjen e detyrave të mia në shërbim të qytetarëve të vendim tim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu