Hoxhë Terniqi: Kur të japim llogari në botën tjetër, një pjesë e rëndësishme e llogarisë edhe fam…

0
Hoxhë Terniqi: Kur të japim llogari në botën tjetër, një pjesë e rëndësishme e llogarisë edhe fam…
Gjigandi

Në emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora, hoxhë Mustafa Terniqi u shpreh se kur të jepet llogari në botën tjetër, një pjesë e llogarisë është edhe familja.

Ai tha se psikologjia e edukimit në islam zë një vend shumë të rëndësishëm, duke shtuar se ka disa etapa që përshkruhen aty se si duhet të merresh me fëmijët.

Terniqi: Allahu është ai i cili na urdhëron për diçka shumë të rëndësishme. Kur të japim llogari në botën tjetër, një pjesë e llogarisë është edhe familja. Njerëzit nuk e ndjejnë më rëndësinë e edukimit të familjes. Profeti Muhamed thotë se secili është përgjegjës për edukimin e familjes së tij.

Psikologjia e edukimit në islam zë një vend shumë të rëndësishëm. Ka disa etapa që duhet të merrmi me fëmijët thuhet në islam. Të gjitha etapat janë përmendur në Kur’an. Profeti Muhamed thotë se duhen urdhëruar fëmijët që të falin namazin pas moshës 7-vjeçare. Poshtë 7 viteve ai vetëm imiton dhe nuk e percepton urdhrin. Në moshën 10-vjeçare nëse sheh një devijim je i detyruar që ta këshillosh më shumë, një lloj imponimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu