Mbretëresha Elizabeth do ta shohë për herë të parë vajzën e Meghan Markle dhe princit Harry të sh…

0
Mbretëresha Elizabeth do ta shohë për herë të parë vajzën e Meghan Markle dhe princit Harry të sh…
Gjigandi

Mbretëresha Elizabeth II më në fund do të ketë mundësinë të takojë Lilibetin e vogël, vajzën e princit Harry dhe Meghan Markle.

Është planifikuar që mbretëresha ta shohë stërmbesën në ditëlindjen e saj të parë të shtunën dhe kjo do të jetë hera e parë që vajza takohet me të afërmit e saj mbretërorë.

Fëmija i dytë i dukës dhe dukeshës së Sussexit mbush një vit të shtunën dhe me atë rast do të udhëtojë nga Kalifornia në Britaninë e Madhe me prindërit dhe vëllanë e madh, Archie, me rastin e jubileut platin të mbretëreshës.

Gjithashtu mediat e huaja raportojnë sesi do të mbahet festa e ditëlindjes pranë kalasë Windsor.

RonaTyra

(Foto: Instagram/sussexroyal)

Krahas Elizabeth, vajza do të takohet për herë të parë me pjesën tjetër të familjarëve, njëherësh do të jetë edhe kthimi i parë serioz i Harry dhe Meghan, që nga viti 2019 kur u larguan në mënyrë dramatike nga oborri mbretëror.

Ndryshe, Lilibet ka lindur në Kaliforni dhe çifti zgjodhi emrin e saj për nder të Elizabeth, që është pseudonimi familjar.

Mbretëresha (96), e cila është shfaqur në publik më shumë se kurrë kohët e fundit, do të humbë garat e saja të preferuara me kuaj në Epsom këtë vit. Arsyeja është shqetësimi për lëvizshmërinë e saj, pasi shumicën e kohës 96-vjeçarja lëviz me ndihmën e një shkopi. /

abc24.al

/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu