Ryva Kajtazi për operacionet plastike: Nganjëherë të mbushet mendja sikur vetëm në sallë të opera…

0
Ryva Kajtazi për operacionet plastike: Nganjëherë të mbushet mendja sikur vetëm në sallë të opera…
Gjigandi

Këngëtarja e njohur, Ryva Kajtazi, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Shija e Anës”.

Ajo ka rrëfyer detaje të ndryshme nga jeta e saj personale dhe profesionale, teksa në një moment është diskutuar edhe gjuha e urrejtjes që mbizotëron sot në rrjetet sociale.

“Është goxha si fenomen edhe është përhapur shumë. Normalisht edhe sigurisht që ndjehesh keq edhe varet prej gjendjes emocionale në të cilën ti ndodhesh. Neve vetëm profesioni na dallon, domethënë jemi njerëz, profesionet e i kemi ndryshe-ndryshe. Por unë vetëm sepse kam zgjedhur profesionin që të jem fytyrë publike, nuk ta japë ty të drejtën të më paragjykosh dhe të më ofendosh”, tha Kajtazi.

Foto: Ryva Kajtazi/Instagram

RonaTyra

Më tej, interpretuesja e hitit “Barnatorja”, nuk la po folur edhe për komentet që akuzojnë atë për kryerjen e operacioneve plastike.

“Nëse ty nuk të pëlqen një punë e imja, pamja ime fizike – ekziston mundësia për të ma bërë ‘unfollow’ edhe je rehat me veten tënde. Pse e merr mundimin edhe nervozohesh me pamjen time edhe harxhon kohë duke me shkruar: ‘Çka je bërë kështu me operacione plastike?’, ‘S’po njiheni’, ‘A je Tayna?’, ‘A je kjo'”, tha Ryva.

Foto: Ryva Kajtazi/Instagram

Këngëtarja dhe aktorja tha se nganjëherë aq shumë akuzohet për “operacione plastike”, sa i duket se sipas komenteve të njerëzve, ajo qëndron vazhdimisht në sallën e operacionit.

“Nganjëherë të mbushet mendja sikur vetëm në sallë të operacionit rri. Nganjëherë i tem trajneres time: Më xhiro, ngase prej ushtrimeve të bjen sheqeri edhe të vjen të kthesh edhe vetëm shtrihesh në tokë dhe thua ‘vdiqa’, dhe pas asaj shkruajnë komente të tipit: ‘Je full operacione'”, tha më tej këngëtarja.

Ryva mes të tjerash pranoi se këtë verë do të jetë shumë aktive në muzikë dhe se është në përgatitje të një projekti të ri muzikor në bashkëpunim me një këngëtar mashkull.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu