Të pranishëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ndër të tjerë ishin të pranishëm presidenti i Republikës, Ilir Meta, kryeministri i vendit Edi Rama, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, kryetarja e Këshillit, Rudina Hajdari, ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj si dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Mbledhja në fjalë u shoqërua me një batutë nga ana e Ramës, drejtuar Rudina Hajdarit, të cilës iu referua si ish-kryeparlamentarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Hajdari i kërkoi kryeministrit që të përmbyllte fjalimin e tij të gjatë, dhe pikërisht në momentin e kërkesës për ndërprerje të fjalës, Rama iu drejtua: “Patjetër zonja Topalli”.
“Kjo sepse opozita është alternativa e qeverisë. Përpara 11 vitesh ka qenë një qeveri tjetër që e nisi këtë rrugëtim, tani po nisim ne negociatat, ndërsa anëtarësimin, në të ardhmen mund ta bëjë një qeveri tjetër”, u shpreh Rama.
“Zoti kryeministër, më duket që ta ndërpres fjalën tuaj tashmë”, tha Hajdari, ndërkohë që kryeministri replikoi:
“Patjetër zonja Topalli.”
Shkruar nga: top-channel.tv