Stadiumi ‘Ferki Aliu’ shumë shpejt pritet të merr pamje ndryshe, sipas ministres Vlora Dumoshi.
Kjo e fundit gjatë qëndrimit të saj në Vushtrrië, ka thënë se ky stadium do të jetë i kategorisë së dytë.
Kurse, për renovimin e tij, Dumoshi ka thënë se do të investohen mbi 1 milionë euro.
“Vushtrria së shpejti me ndërtim dhe renovim të stadiumit të qytetit “Ferki Aliu”, sipas standareve të UEFA, kategoria e dytë që parasheh investim mbi 1 milion euro.
Sportistët dhe tifozët do të përfitojnë nga ky investim. Vazhdojmë me punë të mira në bashkëpunim të plotë me kryetarin Xhafer Tahiri”, ka shkruar Dumoshi në llogarinë e saj në Facebook.