Mbeturinat vazhdojnë ta “ngufasin” Podujevën

0
Gjigandi

Mbeturinat dhe deponitë ilegale po vazhdojnë të jenë prezente në Podujevë, nëpër rrugë, parqe dhe vende tjera publike.

Madje, bërlloku vend e pa vend po rrezikon qytetarët, ani pse për ta po bëhet apel që të ruhet mjedisi. E tillë gjendja është edhe te Tregu i Gjelbër, jo fort larg institucioneve shëndetësore dhe qytetit të Podujevës.

Aty, përveç mbushjes së disa kontejnerëve të vegjël, mbeturinat kanë nisur të krijojnë edhe deponi, e që të njëjtat kanë filluar të zënë edhe rrugën afër ish-‘Sillosit’.

Përveç kundërmimeve, tjetër problem për qytetarët janë edhe qentë e shumtë endacakë të cilët sillen vërdallë mbeturinave.

Në po të njëjtin vend është e vendosur edhe njoftimi që ndalohet hedhja e mbeturinave në këtë pjesë, mirëpo kjo nuk është duke u përfillur, e madje as duke u pastruar.

RonaTyra

Duhet theksuar se frekuentuesit janë ballafaquar me këtë problem edhe më parë në këtë anë, por edhe në pjesën ku gjenden objektet shëndetësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu