Mbetet vetëm marrëveshja me Leverkusenin: Havertz pajtohet të kalojë te Chelsea

0
Gjigandi

Kai Havertz thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Chelsean për të kaluar nga Bayer Leverkuseni për 90 milionë euro.

Lojtari 21-vjeçar po kalon nëpër një formë të lartë, derisa mbylli edicionin e Bundesligës me 12 gola dhe gjashtë asistime të bëra.

David Ornstein nga The Athletic raporton se Frank Lampard ka bindur Havertzin që të transferohet në Stamford Bridge në këtë verë.

Lojtari është pajtuar me pagën e ofruar, gjersa do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.

Chelsea tashmë ka kompletuar transferimin e Hakim Ziech dhe Timo Werner, ndërsa gjermani pritet të jetë prurja e tretë e tyre për edicionin e ri.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu