Mbappe fton Ben Yedder që ta ndajnë ‘Këpucën e Artë’ të Francës

0
Gjigandi

Kylian Mbappe ka treguar vlerat e tij edhe jashtë fushës së blertë dhe pa topin e futbollit.

Ylli i Paris Saint Germain dje ishte konfirmuar si fitues i ‘Këpucës së Artë’ në Francë, pasi e mbylli sezonin me 18 gola të shënuara, aq sa kishte edhe Wissam Ben Yedder.

Vendimi për t’i dhënë trofeun Mbappe erdhi nga kalkulimi se ky i fundit nuk kishte shënuar asnjë gol nga pika e bardhë, kurse Yedder kishte shënuar tri.

Por, Mbappe ka vendosur të tregohet zemërgjerë dhe ka ftuar Ben Yedder që ta ndajnë çmimin, transmeton lajmi.net.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet. Unë mendoj se Wissam gjithashtu meriton një trofe, siç u bë në Premierligë sezonin e kaluar, për të shpërblyer sezonin e tij”, ka thënë Mbappe përmes ‘Twitter’.

RonaTyra

Ben Yedder kaloi në Ligue 1 gjatë verës së kaluar, kur transferohej nga Sevilla te Monaco, për shumën e 40 milionë eurove.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu