Më 4 dhe 5 korrik në sallën e sporteve të Fakultetit të Shkencave Sportive në Prishtinë është mbajtur Kampi i Gjyqtarëve Fillestarë, të cilët do të licencohen para fillimit të edicionit 2020-2021 dhe do të jenë pjesë e nominimit në ndeshjet e kategorive të reja.
“Organizimi i Kampit intensiv të gjyqtarëve ka pasur efektin shumë pozitiv, pasi që është mbajtur në një ambient shumë të mirë, duke na ofruar të gjitha kushtet në sallën e sportit për punën praktike, si dhe pajisjet tjera përcjellëse të siguruara nga FBK-ja”, është shprehur FIBA Instruktori Nacional i Gjyqtarëve, Faton Kurshumlija.
“Të gjithë gjyqtarët kanë qenë shumë aktivë gjatë punës të cilën e kam udhëhequr, duke komunikuar në mënyrën më te mirë dhe duke parashtruar pyetje nga rregullat e basketbollit dhe mekanika 2 PO”, shtoi tutje Kurshumlija.
Pjesëmarrës kanë qenë 10 gjyqtarë, si dhe pesë gjyqtarë nga SHGJFBK-ja kanë asistuar në punën e FIBA Instruktorit Nacional të Gjyqtarëve.
Të gjithë pjesëmarrësit kanë respektuar distancën dhe rekomandimet e nevojshme, kurse FBK-ja ka siguruar mjetet higjienike si dhe një shujtë (drekë) ushqimore.
Me përfundimin e këtij kampi të gjithë kandidatët pjesëmarrës kanë treguar aftësi, talent dhe njohuri shumë të mira nga loja e basketbollit dhe i kanë plotësuar kushtet për licencimin nga FBK-ja me titullin gjyqtarë fillestarë, ka treguar Kurshumlija.
Gjyqtarët pjesëmarrës pas licencimit në qytetin e tyre do të kenë Mentorin, një nga gjyqtarët me përvojë, që do të përcjell punën dhe avancimin e tyre.
Ky grup i gjyqtarëve fillestarë hynë në gjeneratën që kanë potencial shumë të madh, pasi që të gjithë janë ish- ose ende janë lojtarë aktivë të basketbollit.
Në këtë Kamp, SHGJFBK-ja ka nominuar për asistim në punën praktike gjyqtarët:
Temat të cilat i janë prezantuar gjyqtarëve kanë qenë:
– E shtunë, Dita 1
– Mekanika 2 PO
– Sinjalizimi gabimeve personale dhe sinjalizimi i shenjave zyrtare
– Situatat T call foul
– Situatat L call foul
– Ndërrimi i vendeve
– Posedimi i alternuar
– Prezantimi i procesverbalit te ndeshjes
-E diel, Dita 2
– Sinjalizimi i numrave te lojtarëve nga 00-99
– Vendosja dhe ekzekutimi i gjuajtjeve te lira
– Gjykimi dhe sinjalizimi i shkeljeve (driblim i dyfishtë,skadim i kohës,shkelje ne hapa etj)
– Kriteri i gabimeve personale dhe josportive (C1,C2,C3,C4 dhe C5)
– Situatat e Cilindrit te rregullt
– Pas ndeshjes (mbajtja dhe organizimi i evaulimit)
– Pyetjet nga gjyqtarët
-Mbyllja e Kampit dhe njoftimi me procedurat e licencimit.