Policia e Korçës ka bërë të mundur ndalimin e një 34 vjeçari i cili dyshohet se ka vjedhur 3 banesa. Në pranga ka rënë shtetasi me inciale T.L 34 vjeç, banues në Korçë. Ishte Prokuroria e Korçës e cila urdhëroi ndalimn e këtij shtetasi. Dyshohet se shtetasi në fjalë ka kryer vjedhje në lagjet nr.1, 4 dhe 12 të qytetit të Korçës, në të cilat janë vjedhur sende dhe orendi shtëpiake.