Marrëveshja për Butrintin/ Vasili: Mendësia e këtyre është ta shqyejmë ta bëjmë copa parkun tani …

0
4
Gjigandi

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaroi gjatë fjalës në Kuvend se marrëveshja për Butrintin bëhet me qëllim që Parku Kombëtar të shqyhet nga qeveria.

Vasili theksoi se mendësia e qeverisë është që të përvetësojë dhe të marrë gjithçka për sa kohë ka në dorë drejtimin e ekzekutivit.

“Fshehja pas lloj-lloj pantallonash dhe shpikja më e madhe njëra më e madhe se tjetra, se raporti ndaj Fondacionit shqiptaro-amerikan qenka raporti me Amerikën, është një nga ato budallallëqe që nuk i gjen as në provincën më të madhe shqiptare. E dinë të gjithë që ky fondacion ka 30-vjet në Shqipëri. Përdorimi në këtë moment është një impotencë nga ato që nuk kanë shërim me gjithë këto barnat që thonë se japin efekt.

E kemi të qartë që nuk do të lindë asgjë e re nga një qeveri që e ndjen veten edhe arkeologe, edhe financiere, këtu nuk kemi asnjë surprizë. Ia kemi njohur meritën e aftësisë shkatërrimtare, që merr 2.6 mld euro dhe prodhon hiçgjë. Ua kemi njohur meritën që është një qeveri ku nuk ka sistemon paranojat nëpër rrënoja. Në këtë çiftëzim paranoja-rrënoja është një hall psikiatrik. Lidhur me Butrintin ka qenë i njëjti fondacion për vite me radhë por nuk dëgjova të thotë njeri se çfarë nuk ka funksionuar. Ku ishte kjo qeveri që detyrohet të gjejë këtë hibrid. Dikush tha mezi presim të shohim fondacione nga të gjitha anët.  Butrintin e kemi ne tani, do ta shqyejmë ta bëjmë copa, këtë mëndësi kanë këta.

“, tha Vasili.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu