Marrëveshja e 5 qershorit/ Rama-Bashës: Mos na provokoni! S’ua kemi borxh as ne, as populli. Morët gjithçka deshët!

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama vazhdon t’i bëjë thirrje Bashës për çështjen e marrëveshjes së 5 qershorit, ku përsërit thirrjen që opozita jashtë parlamentit t’i lërë sharjet e kërcënimet dhe “ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja, se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne!”.

Në mesazhin e tij në Twitter Rama shprehet se nuk do të tërhiqet nga vendimi i listave të hapura: “Peng Kuvendin e zgjedhësit,të cilëve do t’u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë,nuk i merrni dot! Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë”, shkruan kryeministri.
Rama në twitter
Një këshillë miqësore për Lulzim Bashën e kolegët opozitarë jashtë Kuvendit:Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja,se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne! Ne s’donim e s’duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se..
S’ua kemi borxh as ne, as populli jo e jo,pasi morët gjithçka deshët! Peng Kuvendin e zgjedhësit,të cilëve do t’u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë,nuk i merrni dot! Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë…

Lexoni edhe:  https://top-channel.tv/2020/07/11/ambasada-e-shba-per-top-channel-miratoni-marreveshjen-e-5-qershorit-sic-eshte/

Shkruar nga: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu