‘Marca’: Vështirë se do të shmanget dënimi për Man City

0
Gjigandi

E gjithë vëmendja sot qëndron te skuadra e Manchester City.

Kampionët e Anglisë në dy sezonet e kaluara kanë një lëndë të rëndësishme në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport dhe vendimi për këtë lëndë pritet të merret sot.

City ka apeluar vendimin e UEFA për dënim me dy vite mos paraqitje në Ligën e Kampionëve.

E përditshmja spanjolle, ‘Marca’ shkruan se gjasat janë minimale që Manchester City të shmang dënimin.

Sipas mediumit spanjoll, skenari më i mirë i mundshëm për ‘Citizens’ është që të reduktojnë dënimin nga dy vite në një vit.

RonaTyra

Vendimi nga CAS do të merret në ora 09:30 sipas kohës në Britaninë e Madhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu