“Meta” rikthehet në Komisionin Hetimor, pas 3 muajsh deputetët mblidhen sot në 14:00

0
Gjigandi

Pas më shumë se 3 muajsh pushim, Ulsi Manja ka thirrur këtë të hënë në orën 14:00 mbledhjen e Komisionit Hetimor për  Presidentin Ilir Meta.

Situata për shkak të pandemisë ka sjellë ndryshime të shumta në lidhje me çështjet që ky komision ka administruar.

Raporti i Komisionit të Venecias, i cili i jepte të drejtë kreut të shtetit për emërimet në kushtetuese do të jetë mbi tavolinën e deputetëve.

Meqenëqë vetë Kuvendi i është drejtuar Venecias për këtë çështje, mazhoranca nuk e ka më një kauzë për të kërkuar shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit.

Megjithatë pas dështimit me nismën e parë ligjore për t’i hequr të drejtën Metës për betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, mazhoranca po punon që këtë çështje ta depozitojë si amendament kushtetues.

RonaTyra

Meqë për hapjen e listave, PS është e gatshme t’i japë votën opozitës parlamentare, për amendamentet e tyre kushtetuese mund të kërkojë t’i kthehet nderi me të njëjtën monedhë.

E vetmja çështje që mazhoranca kapet pas shkarkimit të presidentit është dekreti për zgjedhjet e 30 qershorit.

Ndryshe nga qëndrimi i PS për raportin e Venecias për Kushtetuesen, në lidhje me opinionin për dekretin e Metës për zgjedhjet, socialistët e interpretojnë ndryshe, pavarësisht se në të thuhet që nuk është në kushte për shkarkim.

Deri me 30 korrik, kur i përfundon afati i punës së komisionit, kuvendi do të vijojë me procedurat parlamentare, pavarësisht se kërkesa për largimin e Presidentit nuk ka prova të mjaftueshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu