Pas caktimit të datës së zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut, vijnë reagimet e para edhe nga politika në Tiranë. Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, përmes një postimi në Facebook, përgëzon kryeministrin maqedonas Zoran Zaev. Sipas Vasilit, Zaev i dha një leksion të vërtetë demokracie dhe atdhedashurie të gjithëve. Postimi i plotë i Petrit Vasilit: Bravo Zoran Zaev!! Zaev vendosi! Maqedonia ne 12 Prill shkon ne zgjedhje te parakohshme. Ne janar opozita merr drejtimin e Ministrise se Brendshme. Zaev i dha nje Leksion te vertete demokracie dhe atdhedashurie te gjitheve. Faqe e bardhe per Zaev,qe vuri atdheun mbi gjthçka Faqe e zeze per kryeministrin zvarranik Edi Rama, qe vazhdon turperisht ne karrige pasi jo vetem qe la Shqiperine pa Negociata, por qe ai shkaku i vetem qe Maqedonia e Veriut nuk i hapi negociatat.