Në një intervistë për RTV Ora, ish-ministri Ylli Manjani u shpreh se shteti ka instrumente dhe institucione për ta kuptuar abuzimin në treg.
Sipas tij, qeveria është e interesuar që të rritet çmimi që të marrë sa më shumë lekë dhe që t’i përdorë për koncesione, duke theksuar se kjo është ta rrjepësh popullin.
Manjani: Ky shtet ka instrumente dhe institucione për ta kuptuar abuzimin në treg. Ky shtet ka edhe SPAK-un për ta kapur këtë spekulim se ky është krim. Nuk mund të legjitimohet një manipulim i tregut ndërkohë që çmimi i naftës në botë nuk është kështu. Ka ndodhur që ndërhyja e qeverisë në treg ka qenë që të rritet çmimi i naftës. Qeveria është e interesuar që të rritet çmimi që të marrë sa më shumë lekë dhe që t’i përdorë për koncesione. Kjo është ta rrjepësh popullin.
Burimet e prodhimit të energjisë janë aty dhe nuk kanë probleme. Nuk ka lidhje me energji kjo çështje. Cila është lidhje e çmimit të energjisë që hiqet sikur po na e bën si favor kur e ka rritur për bizneset e mëdha. Kryeministri duhet të ndajë mendjen nëse do të futet ose jo te çmimet. Nëse nuk do të ndërhyjë t’ia lejë tregu se e zgjidh tregu. Ka vetëm një instrument, që është ai fiskal, duke e relaksuar pak barrën fiskale mbi këto produkte që janë monopol.