Manchester United ka pasur siguri në fazën sulmues këtë sezon në Ligën Premier.
Djelmoshat e Ole Gunnar Solskjaer, që luajtnë në sulm këtë vit ishin Bruno Fernandes, Marcus Rashford, Anthony Martial dhe Mason Greenwood, duke shkëlqyer që të gjithë.
Juan Mata, Jesse Lingard nuk kanë qenë opsione që janë përdorur aq shumë, ndërsa tani po flitet për një emër të ri.
Emri më i ri që është i lidhur me një kalim në Old Trafford, është Kingsley Coman i Bayern Munich.
Coman është i prirur të bashkohet me bashkatdhetarët e tij Anthony Martial dhe Paul Pogba.
Sidoqoftë, ylli i Borussia Dortmund, Jadon Sancho mbetet objektivi numër një i klubit për këtë verë, por në rast dështimi të marrëveshjes, do të tentohet francezi.
Në sezonin 2019/20, 24-vjeçari ka shënuar katër gola dhe katër asistime në vetëm 1.500 minuta që ka luajtur në Bundesligë, pasi ka pasur një dëmtim.
Nuk janë shifrat të mëdha, por janë më shumë se sa ka dhënë Mata dhe Lingard në sezonin 2019/20.