Paul Pogba dhe Marcus Rashford do të jenë në dispozicion për rifillimin e Premier League, që duhet të rikthehet më 19 qershor.
Këtë e ka bërë të ditur vetë trajneri i Manchester United, Ols Gunnar Solskjaer:
“Janë bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës dhe kanë zhvilluar të gjitha ushtrimet”, ka thënë noervegjezi për faqen zyrtare të klubit.
“Deri tani nuk kanë patur asnjë problem. Kur të kthehemi në fushë, duke se do të jemi të kompletuar”.
Pogba i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike në kyçin e këmbës së djathtë në janar, ndërsa sulmuesi anglez ka pësuar një dëmtim në kurriz katër muaj më parë.