Manchester City, blerja rekord përgatit kthimin në shtëpi

0
Gjigandi

John Stones mund të kthehet tek Everton katër vite pas latmumirës së tij. Mbrojtësi anglez po mendon të kthehet te Toffees kur ka qenë protagonist i madh nga 2013-ta në 2016-ën para transferimit te Manchester City.

Pasi ka luajtur për tre vite në Goodison Parka, Stones është bërë i madh me fanellën e Qytetarëve, që e paguan plot 56 milionë euro në 2016-ën, duke e bërë mbrojtësin e dytë më të shtrenjtë në historinë e futbollit në atë kohë.

Shumë suksese për mbrojtësin e kombëtares angleze që më pas ka pësuar një rënie dhe ka humbur vendin në formacionin titular të ekipit të Guardiola-s.

Sipas The Sun, 26-vjeçari po mendon tani që të kthehet në nivelet e mëparshme me fanellën e Everton, ku do të gjente një trajner si Ancelotti që mund të jetë i duhuri për të.

Për anglezin interesohet edhe Arsenal, por zemra mund të fitojë ndaj arsyes…

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu