Një grua në SHBA ka vrarë nënën e saj, në mënyrë që kjo e fundit të mos merrte kujdestarinë e fëmijës që ajo priste të sillte në jetë.
Carrie Vanover, 24 vjeç, ka pranuar vrasjen ndaj nënës së saj Shaën Vanover, 64-vjeçe. Carrie ishte vlerësuar nga autoritetet si jo e përshtatshme për t’u kujdesur për fëmijët, për këtë arsye ato kishin caktuar nënën e 24 vjeçares Shawn që të merrte kujdestarinë e tyre. E trishtuar së tepërmi nga vendimi i autoriteteve, Carrie vendosi që mllefin t’ja nxirrte të ëmës.
Ajo së bashku me të dashurin Mark Baldonado, 32 vjeç, kishte planifikuar që të drogonte të ëmën dhe më pas ta godiste disa herë me çekiç në kokë. Ky plan i tyre nuk u bë i mundur dhe e reja e mbuloi fytyrën e nënës me jastëk dhe më pas e qëlloi me armë zjarri. Trupin e pajetë të 64-vjeçares çifti e kishte varrosur në oborrin e shtëpisë.
Raportohet se trupi i pajetë i gruas është gjetur disa ditë pas vrasjes. Ndërkohë Carrie rrezikon që të burgoset përjetë, ndërsa fëmijët e saj janë nën kujdesin e shtetit, shkruan Metro.
Burimi: top-channel.tv