‘Malok’/ Paloka: Rama nuk reagon se urren veriun

0
‘Malok’/ Paloka: Rama nuk reagon se urren veriun
Gjigandi

Demokrati Edi Paloka deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk reagon se urren veriun.

Pra nga Rama dhe të tijët, nuk pritej gjë! As vetë Komisioneri per Diskriminimin i zgjedhur me votat e Ramës, nuk e mori mundimin të reagonte qoftë edhe me një deklaratë!”,

ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

RonaTyra

Prita kaq ditë se mos po reagonte dikush perveç qytetarëve të thjeshtë ndaj mesazhit diskriminues e racist të asaj Bungës së Vettingut. Askush nuk reagoi !

Nuk prisja reagim prej Ramës apo ministrave të tij se Rama, urrejtjen e përbuzjen e tij për verioret e ka shfaqur më se një herë, madje edhe në Parlament. Në një seance të tillë, kur fyerja ishte evidente, unë ju kërkova deputetëve socialiste nga Veriu i vendit, që të reagonin për nderin dhe dinjitetin e tyre, po ata ulën kokat të gjithë. Të gjithë që e njohin e dijnë që në ambjente private, Rama është edhe më i zi e nxjerr gjithë negativitetin e tij kur flitet për veriorët. E ka këtë si trashegimi nga ambjenti ku është rritur si nip i Spiro Kolekës apo thjesht pse i lidh veriorët me zonat që votojnë PD, këtë nuk e di.

Pra nga Rama dhe të tijët, nuk pritej gjë! As vetë Komisioneri per Diskriminimin i zgjedhur me votat e Ramës, nuk e mori mundimin të reagonte qoftë edhe me një deklaratë!

Po ata, ambasadorët që nuk lenë rast pa na folur për reformën në drejtësi nga një anë dhe për luftën kundër diskriminimit nga një anë tjetër, si ka mundësi qe as nuk degjuan e as nuk reaguan?!

Imagjinoni çdo kishte ndodhur sikur në vend të fjalës “maloke” , te ishte “homoseksuale”.Lere pastaj po të ishte dhe nacionaliteti mbrapa .!

Më e pakta , do kishte filluar reforma në drejtësi nga e para.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu