I ftuar në Ora News, deputeti Lefter Maliqi tha se opozita parlamentare është një shtojcë e Ramës.
Maliqi tha se kërkohet që të ndërhyhet në kushtetutë për të hequr koalicionet dhe sipas tij Rama prandaj mban peng parlamentin.
Maliqi: Opozita në parlament është një shtojcë e Ramës. Në datë 6 qershor kam dalë dhe kam thënë se marrëveshja e 5 qershorit do të votohet nga ne, e mbështetur nga ndërkombëtarët. Pavarësisht intrigave të Ramës, ai ka frikë nga humbja në pranverën e ardhshme, që do të jetë pranvera e fitores së shqipëtarëve.
Marrëveshja e 5 qershorit nuk arriti asnjë të madhe, por vetëm disa dakordësi sikurse ishte votimi biometrik. Kërkohet që të ndërhyhet në kushtetutë dhe të hiqen koalicionet. Këtë nuk lejon Venecias që në kaq pak kohë para zgjedhjeve të ndryshohet kushtetuta. Prandaj po mban peng Gjykatën Kushtetuese dhe reformën në drejtësi.
Sipas Maliqit, Rama u ka premtuar deputetëve të opozitës parlamentare se do t’i bëjë sërish deputetë, zv. Ministra dhe ambasadorë.
Maliqi: Vendi ka nevojë për shpërndarjen e parlamentin dhe zgjedhje të reja. Duhet kaluar sa më shpejt në zgjedhje të parakohshme. Opozita parlamente nuk përfiton asgjë nga heqja e koalicioneve. Nuk e di me çfarë janë joshur. Ka zëra që u ka premtuar se do të jenë në lista për deputetë, disa që do t’i bëjë zv. Ministra dhe disa që do t’i bëjë ambasadorë. Po t’i dëgjosh këtë këta të opozitës së re thonë se Rama e ka të fituar sërish mandatin e 3-të. Të gjithë këta e kishin parë ne TV parlamentin, nuk kanë qenë brenda.
Ai shtoi se ndryshimet kushtetuese nuk janë nismë e opozitës parlamentare, por e Ramës sepse do të heqë koalicionet.
Maliqi: Ndryshimet kushtetuese nuk është nismë e opozitës parlamentare, sepse ata ishin për listat e hapura. Heqjen e koalicioneve e do vetëm Rama, është nismë e tij. Të gjithë kemi firmosur për lista të hapura. Këto partitë e reja nuk i njeh kush dhe nuk mund të marrin vota si deputetë. Kjo është një lojë. Shumica prej tyre do të kenë përfitime.