Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 19:30 ku një makinë ka përplasur dy këmbësorë, të cilët në momentin e aksidentit ishin duke ecur në anën e majtë të trotuarit.
Sipas mediave vendase, edhe pse u dërguan menjëherë në spital, gjatë natës njëri prej të dyve, 65-vjeçari shqiptar, banues në Firence, nuk ia doli dhe ndërroi jetë.
Një tjeter shtetas është shtruar në spital me një prognozë të rezervuar.