Goditën me tytën e armës të riun, shpallen në kërkim dy vëllezërit në Shkodër

0
Gjigandi

Dy persona janë shpallur në kërkim në Shkodër, pasi kanë goditur me tytën e armës një person.

Shtetasit me iniciale E. M., 24- vjeç dhe D. M., 19-vjeç akuzohen për veprat “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës -Goditën me tytën e armës së gjahut, një shtetas, pas një konflikti të çastit, shpallen në kërkim 2 vëllezërit.

Sekuestrohen 2 armë gjahu që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e tyre. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës shpallën në kërkim shtetasit E. M., 24 vjeç dhe D. M., 19 vjeç, në banues në fshatin Trush, Shkodër. Këta shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në fshatin Melgushë, Vau i Dejës, dyshohet se kanë goditur me tytën e armës së gjahut (çifte), në kokë, shtetasin N. B., 28 vjeç, banues në fshatin Melgushë, Vau Dejës, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

RonaTyra

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 2 vëllezërve u gjetën dhe u sekuestruam në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu (njëra prej tyre e përdorur gjatë konfliktit), të cilat i mbanin me leje.

Vijon puna për kapjen e këtyre 2 shtetasve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu