Aksident i rëndë/ Makina përplaset me zetorin, plagosen tre persona

0
Gjigandi

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë paraditës së sotme në aksin nacional Dimal-Lushnje, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Poshnjes.

Një mjet bujqësor i ka prerë rrugën një fugoni, tip Citroen me targa të huaja dhe mjeti bujqësor është ndarë në mes të rrugës.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur lehtë drejtuesi i mjetit bujqësor dhe dy fëmijë që ndodheshin në furgon.

Fëmijët janë përplasur në xhamin e përparmë të mjetit dhe kanë shembje të lehta.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit,ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu