Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotme në Ishull Lezhë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 27-vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:30.
Mjeti ka përplasur shtetasin me inicialet Y.M., banues në Lezhë, i cili po lëvizte me biçikletë.
Për pasojë është lënduar drejtuesi i biçikletës i cili ndodhet në spital nën kujdes mjekësor. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.