Ministri për Diasporën, Pandeli Majko deklaroi në parlament tha se opozita jashtë parlamentit duhet të kthehet në sistem. Sipas tij nëse Gjykata Kushtetuese rrëzon 30 qershorin atëherë do shkohet në zgjedhje.
“Sot vendi ka dy opozita të cilat janë nervoze. Ajo parlamentare reagon me nervozisëm për negociata të mundshme me atë jashtë.
Problemi i vendit sot nuk është PS-ja. Partia që u ngrit nga studentët duhet të pyesë veten: pse e ardhmja e tyre matet me eurot e kundërshtarit.
PD duhet të kthehet në sistem, ky proces do vazhdojë me reformën zgjedhore, kjo reformë ka të pashmangshme.”- deklaroi Majko.
Ne lidhje me 30 qershorin ai theksoi se: “Nëse gjykata kushtetuese rrëzon 30 qershorin do shkohet në zgjedhje, opozita duhet të ndërtojë raportin më humbjen, të kthehet pas, e të shohë në pasqyrën e të kaluarës”.