Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ishte një nga aktorët kryesorë në “telenovelën” Mbappé. Politikani i lartë transalpin foli me yllin e PSG-së në mënyrë që të rinovonte me skuadrën francize. Ai ndikoi te 23-vjeçari që të mos merrte vendimin e largimit nga Parisi për në Madrid. Këtu gjë e pranon tani presidenti francez në shtypin e vendit të tij:
“Unë nuk kam qenë kurrë i përfshirë në asnjë transferim të futbollit. Thjesht, si çdo qytetar tjetër, kur bëhet fjalë për çështjet sportive, dua të shoh gjithmonë një lojë të mirë dhe të bëj tifo për një ekip, veçanërisht Olimpikun e Marsejës”.
Sidoqoftë, Macron i pranon kontaktet me Mbappe: “Po, është e vërtetë që kam pasur një bisedë me Kylian para se ai të merrte një vendim për të ardhmen. U kufizova në këshillimin e tij, në një mënyrë krejtësisht joformale i kërkova të vazhdojë në Francë. Mendoj se është përgjegjësia ime, si president, të mbroj vendin kur kërkohet në mënyrë joformale dhe miqësore”.
Atij nuk i pëlqen ajo që ndodhi në “Sant Denis” gjatë finales së Ligës së Kampionëve: “Unë simpatizoj të gjithë ata që nuk kanë mundur të hyjnë në stadium, edhe pse kanë paguar biletën. Këta njerëz duhet të dëmshpërblehen sa më shpejt.
Gjithashtu dua transparencë maksimale për atë që ndodhi. I kam kërkuar qeverisë të sqarojë se çfarë ka ndodhur, të përcaktojë përgjegjësitë dhe të shpjegojë gjithçka deri në detajin më të vogël për francezët, britanikët dhe spanjollët”.