Sot zyrtarisht në Konferencën WWDC pritet që Apple të bëjë publike planet për të kaluar kompjuterët Mac në procesorët mobil ARM.
Sipas analistit Ming-Chi Kuo, i cili ka një histori plot informacione të sakta nga zinxhirët e furnizimit të Apple, pretendon se kompjuterët e parë Mac bazuar në ARM do të jenë versionet 13-inç MacBook Pro dhe 25-inç iMac.
Ai shkon aq larg saqë të sugjerojë se këto Mac do të shfaqen këtë Vjeshtë, më herët sesa viti i ardhshëm që kishte qenë objektivi më i afërt sipas analistëve.
Kuo tha se Mac e rinj do të jenë mes 50 deri në 100% më të shpejtë sesa ato Intel edhe pse nuk specifikoi. Bloomberg kisht raportuar se procesori ARM do të kishte 12 bërthama.
Megjithatë asgjë nuk është e sigurtë sidomos përballë pandemisë së Covid-19 e cila ka shtyrë debutime dhe vonuar zhvillime.
Procesorët ARM janë dizajnuar për pajisjet mobile dhe konsumojnë më pak energji.