Lubonja nxjerr detajet e forta: Ky politikan i njohur ka marrë mijëra euro për arbitrazh

0
Lubonja nxjerr detajet e forta: Ky politikan i njohur ka marrë mijëra euro për arbitrazh
Gjigandi

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, tha se paqja është në favor të të gjitha shteteve.

“Është folur shumë për një Europë që ka të njëjtat politike të jashtme që ndikon dhe ajo në këtë ekuilibër. Besoj se kjo Europë për shkaqe qoftë të traditës apo se është më shumë e bankave dhe oligarkisë. Të mos harrojmë lidhjet ekonomike shumë të forta. Paqja është në favor të të gjitha shteteve. Arrihet një diplomaci dhe ne në fund presim që edhe Rusia të demokratizohet dhe të arrihet të ketë një bashkëjetesë në paqe, përndryshe arroganca e të gjitha palëve mund të çojë në një situatë shumë të rrezikshme”,

përfundoi Lubonja.

Gjithashtu analisti komentoi edhe situatën politike në vend, ku theksoi se ndërkombëtarët punojnë si lobistë për kryeministrin Edi Rama.

Gjatë intervistës në studio, Lubonja gjithashtu theksoi se ndërkombëtarët u përdorën si instrumente për të shtëpiakëzuar opozitën.

RonaTyra

“Lepuri flinte tek ndërkombëtarët e korruptuar që mbështesnin Ramën. Reforma në Drejtësi në terma financiare do të thotë 20 mln euro të tjera për ndërkombëtarët. Këta punojnë si lobistë për Ramën. Problemi i madh është që Rama ka arritur me mjete edhe të sofistikuara, por edhe me mjete financiare të bollshme që të korruptojë një pjesë të atyre që janë ndërkombëtarë që merren me Shqipërinë. Toni Bler ka marrë mijëra euro për arbitrazh. Ndërkombëtarët u përdorën edhe si instrument për të shtëpiakëzuar opozitën tonë. Deri dje kjo opozite shprehej se nuk kemi një Shqipëri normale dhe tani dalin bëjnë Komisione”,

tha Lubonja.

Gjithashtu gjatë bisedës në studio, analisti Lubonja u ndal edhe tek zgjedhjet e 6 marsit.

“Tani Bashës i kanë ikur edhe votat e Berishës. Zgjedhjet këtu nuk janë të lira”,

tha Lubonja.

Gjithashtu Lubonja komentoi edhe 14 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe ecurinë deri në ditën e sotme.

“Për të analizuar gjendjen ne nuk jemi aq afër për ta prekur dhe e marrim në mënyrë indirekte, nga disa tregues kryesor. Personalisht kam pritur më shumë nga qeveria Kurti, kryesisht në aspektin e premtimit për çlirimin e kapjes së shtetit. Nuk mund të flas me siguri, por edhe pse nuk e kanë çliruar nga kapja nga shumë aspekte, nuk po munden besoj ta neutralizojnë. Sa i përket çështjes me Serbinë, mendoj që është një situatë pak e bllokuar dhe përsëri jemi të varur nga Europa dhe SHBA. Gjykoj se në tërësinë e vet shqiptarët e Kosovës kanë humbur mundësi të mëdha gjatë këtyre 14 viteve. Nuk jemi më në situatën kur kishte më shumë mbështetje për Kosovën. Serbët janë më influent edhe në SHBA dhe në Europë, për arsye se brenda vendit kanë bërë pak për të ndërtuar shtetin ligjor brenda standardeve europiane. Serbia është në një kontekst më të fortë.”

, tha Lubonja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu