Gjikondi propozon këta 2 emra për postin e Presidentit të ri: Rama nxori në pah më delirantët e s…

0
Gjikondi propozon këta 2 emra për postin e Presidentit të ri: Rama nxori në pah më delirantët e s…
Gjigandi

Juristja Brizida Gjikondi e ftuar në emisionin “Java në Dritare” komentoi emrat e përfolir deri më tani për postin e Presidentit të ri të vendit.

Ajo u shpreh se fakti që Rama u dha mundësinë të gjithëve të propozonin një emër për President ishte një taktikë që u dha mundësinë të gjithë delirantëve të vetëshpallin kandidaturën. Gjikondi dha 2 nga emrat që ajo i mendonte dinjitozë dhe theksoi se modele si ai i Ilir Metës thjesht i hapin rrugën atyre si ai.

“Rama arriti të nxirrte në pah pjesën më delirante të shoqërisë. Duke u dhënë të gjithëve mundësinë të propozonin një emër e kështu edhe të vetëkandidoheshin ai goditi rëndë iniciativën e qytetarëve për të pasur zgjedhje direkte siç dhe i takon institucionit të Presidentit. Me këtë delir që kapi rrjetin ai tregoi që ju se meritoni sepse shiko çfarë produktesh nxirrni, me dashje duke kthyer projektorët tek personat më të lehtë nga mendësia. Është një taktikë e goditur nga ai, që ja ka parë hajrin.

Rama nuk mundet të mbajë si tabelë qitje Metën, të cilin vetë e ofroi. Edhe ai qytetari më i thjeshtë është një njeri më normal se sa Ilir Meta. Shqiptarët meritojnë një president dinjitoz, le të mos jetë fare nga politika. Unë vlerësoj Pëllumb Xhufin, Agim Fagun ka plot personaliteti që i kanë dhënë Shqipërisë. Nuk shoh një femër si Presidente. Gratë në Shqipëri janë thjesht të emëruara nga meshkujt. Meta i hapi rrugën gjithkujt për president se kushdo që e shikon me bëmat e tij frymëzohet. Siç thotë edhe populli ngjanë ndaj bëhen”,

u shpreh Gjikondi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu