Low nuk kursen lëvdatat për Leon Gortezka

0
Gjigandi

Joachim Low nuk ka kursyer lëvdatat për mesfushorin e Bayern, Goretzka.

Goretzka ishte në mesin e lojtarëve më të mirë në ndeshjen e fundit të fituar nga Bayern Munich.

Mesfushori gjerman ishte për çdo lëvdatë, duke kontribuuar edhe në gola madje, përveç administrimit të mirë në mesfushë.

Me paraqitjen e tij lojtari ka impresionuar edhe selektorin e komëtares së Gjermanisë, Low. Ky i fundit ka dhënë disa komente lidhur me lojtarin e Bayern.

“Progresi i tij shënuar së fundmi është shumë i kënaqshëm. Leon ka fituar një pozitë të mirë me Bayern”, ka thënë Low në një intervistë për ‘Kicker’..

RonaTyra

“Ai së fundmi më ka thënë përmes telefonit se po ndjehet më mirë se më parë. Ai ka punuar shumë gjatë kohës së pandemisë”, shtoi selektori gjerman.

“Aftësitë e tij përshtaten për një mesfushor qendre, si 10 apo si 8. Por, ai mund të luajë edhe si 6. Ai kombinohet mirë me shokët e skuadrës, është dinamik dhe ka teknikë të mirë”, ka thënë mes shumë tjerash Low.

Goretzka kalonte te Bayern Munich nga skuadra e Schalke dhe tashmë po bën shumë mirë nën urdhrat e Hansi Flick.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu