Paralajmërimi në Kosovë: Masat antiCovid mund të rikthehen!

0
Gjigandi

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani paralajmëroi rikthimin e mundshëm të masave izoluese nëse vazhdon gjendja aktuale në vend.

Shtimi i fortë i rasteve me koronavirus, ka bërë që autoritetet vendase të mos e përjashtojnë këtë mundësi. Ramadani i bëri këto komente një vizite në pikën kufitare me Shqipërinë në Vërmicë , i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Në Kosovë vetëm gjatë ditës së dielës u regjistruan 40 raste të reja me COVID-19. Nisur nga kjo situatë, autoritetet shëndetësore u bënë thirrje qytetarëve për respektimin e masave mbrojtëse: si ruajtja e distancës fizike, mbajtja e maskave si dhe higjiena personale. Sipas të dhënave të fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus atje në 13 mars, janë regjistruar 1,234 infektime dhe 31 vdekje.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu