Joachim Low nuk ka kursyer lëvdatat për futbollin gjerman.
Selektori i kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low, ka shprehur besimin se liga gjermane prodhon futbollin më të mirë në Evropë.
Përkundër shumë mendimeve se Premierliga, La Liga e Serie A qëndrojnë më mirë, Low beson se futbolli gjerman ka diçka më shumë.
“Është një lloj tjetër futbolli, edhe nga këndvështrimi i shikuesve, sigurisht”, ka thënë Low për futbollin gjerman.
“Duhet të mësohesh me jetën e futbollin pa emocionet e tifozëve”, ka shtuar trajneri, duke lënë të kuptohet se tribunat boshe janë një zbehje.
“Jam i surprizuar nga niveli i lartë i lojtarëve dhe skuadrave, sjellja dhe gjithashtu mënyra e lojës. Gjermania tani është liga më e mirë në Evropë”, ishin fjalët e Low.
Bundesliga ishte liga e parë nga top pesë ligat evropiane që konfirmoi rikthimin. Atje tashmë janë luajtur 3 xhiro “Post-Covid”.