Lotito debaton me futbollistët

0
Gjigandi

Komiteti Teknik Shkencor në Itali pritet të japë sot një vendim në lidhje me protokollin e dorëzuar nga Federata Italiane e Futbollit, për të përcaktuar nëse do të mund të çohet deri në fund sezoni 2019-2020 apo do të ndalet për të mos u përfunduar kurrë.

E ndërkohë që dyshimet mbi vazhdimin ose jo të kampionatit sa vjen e shtohen, shumë presidentë janë vënë në lëvizje për të negociuar çështjen e pagave me lojtarët, ndërsa pasditen e djeshme ka qenë bosi i Lazios, Lotito, që është përballur me futbollistët e tij.

Mediat romane bëjnë me dije se rreth orës 18:30 futbollistët kanë debatuar përreth dy orë me presidentin Lotito dhe në momente të caktuara ka pasur edhe ngritje të toneve, ndërsa ende nuk ka pasur një vendim sa u përket pagave.

Propozimi i Lotitos ka qenë ndërprerja e pagës së muajit mars dhe pagesa e pagës së prillit vetëm gjatë sezonit të ardhshëm, ndërsa mësohet se një pjesë e mirë e futbollistëve janë shprehur kundër kësaj ideje.

Bardhekaltrit kanë mbetur të befasuar nga takimi i djeshëm, sepse Lotito gjithmonë ka bërë apel për vijimin e kampionatit dhe asnjëherë nuk e ka marrë në konsideratë ndërprerjen e pagave, por duket se tani edhe bosi lacial po mendon opsione si të kursejë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu