Flamengo fillon me stërvitjet, edhe pse kishte 38 të infektuar

0
Gjigandi

Flamengo fillon me stërvitjet, edhe pse kishte 38 të infektuar

Edhe pse Brazili aktualisht është në vendin e tretë në botë me numrin më të madh të njerëzve të infektuar me “Covid-19”, skuadra e Flamengo ka vendosur që të rifillojë stërvitjet.

Klubi nga Brazili konfirmoi se në stërvitjet do të respektonë rregullat e distancimit shoqëror dhe higjenës dhe, pas kësaj, lojtarët dhe anëtarët e stafit do të testoheshin rregullisht.

Në fillim të këtij muaji, Flamengo njoftoi se tre lojtarë nga ekipi i parë dhe 35 anëtarë të tjerë të klubit kishin dalë pozitiv për Covid-19, ndërkohë një fizioterapist vdiq nga virusi në fillim të majit.Ndryshe kampionati brazilian është pezulluar që nga mesi i muajit mars dhe ende nuk është caktuar asnjë datë për rifillimin e sezonit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu