Aritz Aduriz është pensionuar nga futbolli aktiv, gjë që ka prekur zemrat e të gjithë fansave të futbollit.
Aduriz, një legjendë e futbollit spanjoll, vendosi tërheqjën e tij përfundimtare nga futbolli në moshë 39 vjeçare.
Lamtumira e tij ka qenë shumë emocionuese, atje ku klubi organizoi një tubim në stadiumin “San Mames”.
“Faleminderit nënë, grua, vajza, motra, gjyshe dhe e tërë familja. Ata kanë qenë gjithmonë me mua. Është e çuditshme për mua të flas në një San Mames kaq të zbrazët, me një heshtje të tillë. Unë nuk mund ta imagjinoja që karriera ime do të ishte kaq e mrekullueshme. Për mua, kjo është një ditë e lumtur, jo e trishtueshme”, ka deklaruar Aduriz.
Në karrierën e tij të pasur prej dy dekadëshe, Aduriz nuk luajti vetëm për klubin bask, por gjurmët më të mëdha i la aty.