Progni: Nuk më interesojnë sukseset personale por suksesi i Gjilanit

0
Gjigandi

Java e 31-të e Superligës së Kosovës në futboll ashtu siç është pritur ka sjellë disa ndeshje të jashtëzakonshme dhe mjaft interesante.

Padyshim vëmendja ishte Gjilan aty ku u ballafaquan Drita e Gjilani e cila mbyllet me rezultat 0:2 për ta ndezur maksimalisht luftën për titull.

Njëri ha futbollistët më të mirë të Gjilanit, Gerhart Progni për Supersport ka thënë se Gjilani sot tregoi se është skuadër shumë e fortë.

“Të gjithë ishin kundër nesh, por sot u pa që jemi ekip shumë i mirë dhe meritojmë të dalim kampion. Nuk më interesojnë sukseset personale por suksesi i Gjilanit dhe ne do të luftojmë për të dal në Evropë dhe për titull”, ka thënë Gerhard Progni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu