Loredana na i bëri gjërat e qarta për ndarjen nga Mozzik!

0
25

Që pas ditëlindjes së reperes Loredana, ku Mozzik jo vetëm që mungoi por “harroi” dhe ta uronte publikisht, zërat për një ndarje mes çiftit nuk janë shuar dot. Ndonëse Loredana e uroi Mozzik-un me një urim të këndshëm në emër të vajzës Hana, sërish ka detaje të tjera që konfirmojnë ndarjen e tyre. Fakti që nuk ndiqen në Instagram, apo që kanë fshirë fotot e tyre të përbashkëta, përveç atyre të klipeve, na bën të mendojmë se mes tyre ka marrë fund me të vërtetë! Madje Loredana ka bërë një tjetër reagim në Instagram, ku shohim se reperja nuk po e përballon mirë këtë periudhë: “Duhet të jesh e aftë të qeshësh në mes të të gjitha këtyre budallallëqeve”, shprehet ajo. Nuk e dimë nëse Loredana u referohet lajmeve për ndarjen apo vërtet po kalon një periudhë të vështirë. Situata aktuale ka të ngjarë të shtojë më shumë thashethemet për një ndarje, të cilën as Mozzik e as Loredana s’po e mohojnë, përkundrazi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu