Albin Kurti feston fitoren e zgjedhjeve ne Tirane – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Edhe pse rezultati i zgjedhjeve në Kosovë nuk është zyrtarizuar, Albin Kurti pritet të jetë kryeministri i ri i vendit. Lëvizja Vetëvendosje u rendit forcë e parë politike në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit dhe këtë fitore Albin Kurti ka vendosur që ta festojë edhe në Tiranë. Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë njofton se Albin Kurti do të jetë dielën e 20 tetorit në kryeqytetin e Shqipërisë, në orën 19:00, pranë pedonales në qendër, ku do të mbajë edhe një fjalim përpara të pranishmëve. Njoftimi Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri ju fton të na bashkoheni në Tiranë në mbrëmjen festive që organizojmë për të shënuar fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë. Në këtë aktivitet i ftuar nderi është Kryeministri i ardhshm i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili do të mbajë edhe një fjalë rasti. Ju mirëpresim ditën e diel, më 20 tetor, ora 19:00, te Bar Kinema Millenium, pranë “pedonales” në qendër të Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu