Lojtarët e Barcelonës në pushim njëjavor

0
Gjigandi

Futbollistët e Barcelonës e kanë një javor të lirë për të pushuar dhe për t’u çlodhur para se t’iu rikthehen stërvitjeve sërish për t’u përgatitur për rifillimin e sezonit në Ligën e Kampionëve.

Pas një sezoni dëshpërues në La Liga, ku ia dorëzuan titullin rivalit Real Madrid në javët e fundit, kanë marrë pushim njëjavor nga trajneri Quique Setien.

Ekipi i parë i Barçës do të rikthehet në qendrën stërvitore të klubit të martën e ardhshme. Deri atëherë, ata do të ketë kohë ta harrojnë zhgënjimin që e përjetuan në ligë dhe të çlodhen.

Më pas, ata do t’i kenë pak më pak se dy javë për t’u përgatitur për përballjen me Napolin në Ligën e Kampionëve.

Ndeshje e kthimit mes Barcelonës dhe Napolit do të luhet më 8 gusht në Camp Nou.

RonaTyra

Gjiganti katalonas e ka një përparësi të lehtë nga takimi i parë, golin si mysafir, i cili u mbyll baras 1:1 në San Paolo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu