Llapi e ka mposhtur Flamurtarin 1-0 në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës.
Qysh në minutën e gjashtë, mysafirët rrezikuan portën e llapjanëve me anë të Shalës, por goditja e tij ishte e dobët.
Më pas Llapi u këndell dhe arriti të rrezikonte portën e Flamurtarit me anë të Raboshtës (12’) që gjuajti me kokë, por Nika shpëtoi gol të sigurt.
Momenti kryesor i këtij takimi erdhi në minutën e 59-të kur Katriot Selmani kaloi Llapin në epërsi.
Flamurtari në minutat e mbetur tentoi që të merrte së paku një pikë, mirëpo nuk ia doli.
Pas javës së 30-të, Llapi gjendet në vendin e gjashtë me 42 pikë, ndërsa Flamurtari me dy më pak në pozitën e shtatë.